Qendra për dërgimin e viktimave të përdhunimit është një vend në të cilin dërgohen viktimat që do të paraqiten ose do të jenë të paraqitur dhe ku mund të bëhen të gjitha proceduar e nevojshme shëndetësore, psikosociale dhe ligjore dhe të sigurisë në një vend, në mjedis të sigurt dhe të besueshëm, në përputhje me rekomandimet e të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare dhe Procedurës standarde të funksionimit për veprim në qendrat.
Udhëzuesi që e keni në dispozicionin është i dedikuar për punonjësit shëndetësorë, atyre që ofrojnë shërbime viktimave të përdhunimit, me qëllim që t’u jepet një përgjigje e thjeshtë, cilësore dhe efektive nevojave të viktimave të dhunës seksuale.
UDHËZUES XHEPI PËRKUJDESJA PËR TË RRITUR DHE FËMIJËT – VIKTIMA TË PËRDHUNIMIT LISTA E KONTROLLIT
- Personat që janë në dijeni të përdhunimit kanë obligim ta raportojnë rastin në shërbimet MPB-së – policia dhe në Qendrat e Punëve Sociale (ky veprim është i detyrueshëm, derisa legjislacioni të harmonizohet me Konventën e Stambollit).
- Tregoni respekt dhe ndjeshmëri për viktimat, veproni me profesionalizëm dhe përgjegjësi!
- Regjistroni dhe dokumentoni rastin në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale.
- Informo, merrni një histori të detajuar kur i gjithë ekipi është së bashku që të shmanget ri- viktimizimi.
- Përgatitni viktimën për ekzaminim. Pëlqimi pas informimit është parakusht për ekzaminim dhe trajtim (përveç rasteve të parashikuara me Ligjin për të drejtat e pacientëve)
PËRGJIGJE SHUMË SEKTORIALE
Koordinimi i një ekipi në përbërje: shëndetësi (specialist në gjinekologji dhe obstetrikë dhe punëtorë shëndetësorë), MPB-ja – policia, Prokuroria Publike, IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale, Instituti i Mjekësisë Ligjore.
‣ Policia njoftohet në numrin 192. Vijon koordinimi me inspektorët kompetentë dhe me
prokurorin publik.
IPN QPS lokale që është kompetente njoftohet në telefonat:
‣ IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup: 02/3 297-700; 02/3 297-703; 072/577-969
‣ Ekipi i specializuar për trajtimin e rasteve urgjente të kategorive të cenueshme – 078/230-943; 076/381-762
‣IPN QPS Shkup: 078 230 943; 076 381 762
‣ IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Tetovë: 044/331-575; 070/209-028
‣ IP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Kumanovë: 031/438-160; 076/299-464
Për mbledhjen e dëshmive mjeko-ligjore kontaktohet mjek i mjekësisë ligjore.
Për shërbimet e parandalimit të HIV-it (PEP), parandalimit të tetanusit dhe hepatitit B rekomandohet konsultimi me një specialist të sëmundjeve infektive.
PËRKUJDESJA PËR FEMRAT DHE MESHKUJT PAS PËRDHUNIMIT – LISTA E KONTROLLIT
Trajtimi klinik i viktimave të përdhunimit (të mbijetuarve) përfshin:
- Shpjegojini viktimës procesin, duke theksuar se çdo gjë mbahet në fshehtësi dhe
nevojën që të jepet pëlqim. - Merrni një histori të detajuar, diskutoni me dhembshuri.
- Bëni një ekzaminim fizik dhe gjenital; dokumentoni të gjitha gjetjet.
- Trajtoni plagët dhe nëse ka indikacione, jepni imunizimin kundër tetanusit.
5.Mblidhni provat përkatëse mjeko-ligjore. - Ofroni profilaksi dhe trajtim:
‣ Parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).
‣ Profilaksia pas ekspozimit (PEP) në infeksionin HIV.
‣ Ofroni kontracepsion urgjent (KU) për femrat nëse përdhunimi ka ndodhur në 5
ditët e fundit.
‣ Ofroni pilula kontraceptive orale, ose futje një pajisje intrauterine (spirale). - Shpjegoni opsionet për këshillim dhe testim vullnetar (KTV).
- Jepni dozën e parë të vaksinës kundër hepatitit B, nëse është e mundur.
- Dërgojeni në shërbime psikosociale dhe mbrojtëse që janë në dispozicion.
- Caktoni një vizitë pasuese dhe lëshoni një certifikatë mjekësore viktimës.
Nëse është shkaktuar shtatzëni, diskutoni opsionet për ndërprerjen e shtatzënisë.
А. Parandalimi dhe trajtimi i IST-ve te të rriturit
Shënim: Këta janë shembuj të trajtimit për IST, por ka edhe mundësi të tjera.
Kur situata të stabilizohet, përshtatuni me protokollet vendore.
IST | Trajtimi |
Gonorreja | cefixime 400 mg në mënyrë orale, një dozë e vetme |
Infeksion klamidial | azithromycin 1 g në mënyrë orale, në një dozë të vetme. Ky antibiotik është gjithashtu efektiv edhe kundër inkubacionit të sifilizit (brenda 30 |
Infeksioni klamidial te gruja shtatzënë | azithromycin 1 g në mënyrë orale, në një dozë të vetme. Ky antibiotik është gjithashtu efektiv kundër inkubacionit të sifilizit (brenda 30 ditëve nga ekspozimi), |
Sifiliz | Benzathine benzylpenicillin* 2.4 milion IU, në mënyrë intramuskulare, vetëm një herë (jepni si dy injeksione në vende të veçanta), |
Sifiliz, pacientë alergjikë ndaj penicilinit | azithromycin 2 g në mënyrë orale si një dozë e vetme për trajtimin e sifilizi primar sekondar dhe i hershëm latent me një kohëzgjatje prej < 2 vjet, |
Sifilizi te gratë shtatzëna alergjike ndaj penicilinës | azithromycin 2 g në mënyrë orale si një dozë e vetme (për trajtimin e sifilizit primar, sekondar dhe të hershëm latent me një kohëzgjatje prej |
Trikomonijaza | metronidazole 2 g në mënyrë orale si një dozë e vetme, |
Shënim: benzatinë benzilpenicilina mund të hiqet nëse regjimi i supozuar i trajtimit përfshin
azitromicinë, e cila është efektive kundër inkubacionit të sifilizit, përveç nëse është e vërtetuar
rezistenca.
Siguroni trajtimin më të lehtë dhe më të shkurtër të mundshëm me barnat që janë në dispozicion.
Nëse trikomonijaza është e zakonshme në vendin/rajonin tuaj, përfshijeni atë në trajtimin
tuaj.
Shembull:
Trajtimi i supozuar për gonorrenë, sifilizin dhe infeksionin klamidial te një grua që nuk
është shtatzënë dhe që nuk është alergjike ndaj penicilinës:
cefixime 400 mg në mënyrë orale + azithromycin 1 g në mënyrë orale
ose
ciprofloxacin 500 mg në mënyrë orale + benzathine benzylpenicillin 2.4 milion IU
në mënyrë intramuskulare + doxycycline 100 mg në mënyrë orlae, 2 herë në ditë për
7 ditë.
B. Profilaksia pas ekspozimit (PEP) në infeksionin HIV
Duhet të fillohet brenda 72 orëve pas përdhunimit.
Për adoleshentët > 40 kg dhe të rriturit, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe ato që japin gji.
Trajtimi | Përshkruani | Furnizim për |
Një tabletë e kombinuar që përmban Zidovudine (300 mg) dhe Lamuvidine (150 mg) | 1 tabletë 2 herë/ditë | 60 tableta |
ose | ose | ose |
Zidovudine (ZDV/AZT) tabletë 300 mg | 1 tabletë 2 herë/ditë | 60 tableta |
plus | plus | plus |
Lamuvidine (3TC) tabletë 150 mg | 1 tabletë 2 herë/ditë | 60 tableta |
C. Kontracepsion urgjent (KU)
KU mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga çdo grua apo vajzë, edhe kur shtatzënia
nuk përjashtohet përfundimisht.
Dy doza të pilulave kontraceptive urgjente (KU) duhet të merren brenda 5 ditëve pas marrëdhënies
së padëshiruar.
Ekzistojnë dy mënyra të kontracepsionit urgjent:
- Regjim vetëm me levonorgestrel: 1.5 mg levonorgestrel në një dozë të vetme (ky
është regjimi i rekomanduar; është më efektiv dhe ka më pak efekte anësore),
ose - Regjimi i kombinuar estrogen-progestogen (Yuzpe): dy doza prej 100 mg
ethinylestradiol, plus 0,5 mg levonorgestrel, të marra në një interval prej 12 orësh.
Tabela për kontracepsion urgjent (KU)
Regjimi | Për bërja e | Emrat më të shpeshtë | Doza e parë | Doza e dytë 12 |
Vetëm | 750 μg | Levonelle, NorLevo, | 2 | 0 |
Vetëm | 30 μg | Microlut, Microval, | 50 | 0 |
Vetëm | 37,5 μg | Ovrette | 40 | 0 |
I kombinuar | EE 50 μg + | Eugynon 50, Fertilan, | 2 | 2 |
I kombinuar | EE 30 μg + | Lo/Femenal, | 4 | 4 |
PËRKUJDESJE PËR FËMIJËT PAS PËRDHUNIMIT NËN 12 VJET, OSE ME PESHË MË TË VOGËL SE 45 KG – LISTA E KONTROLLIT
Trajtimi klinik i viktimave të përdhunimit (të mbijetuarve) përfshin:
- Biseda duhet të zhvillohet në një dhomë të veçantë, të ndriçuar mirë dhe të pastër, në
prani të një ofruesi të shërbimit që është i së njëjtës gjini. Shpjegojini viktimës procesin,
respektoni besueshmërinë dhe nevojën për dhënien e pëlqimit. - Merrni një histori të detajuar, diskutoni me dhembshuri.
- Bëni një ekzaminim fizik dhe gjenital; dokumentoni të gjitha gjetjet.
- Mblidhni provat përkatëse mjeko-ligjore.
- Ofroni profilaksi dhe trajtim:
‣ Parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).
Trajtoni plagët dhe nëse tregohet, jepni imunizimin kundër tetanusit.
‣ Profilaksia pas ekspozimit në infeksionin HIV (PEP).
‣ Ofroni kontracepsion urgjent (KU) për vajzat nëse përdhunimi ka ndodhur në 5
ditët e fundit. - Shpjegoni opsionet për këshillim dhe testim vullnetar (KTV).
- Jepni dozën e parë të vaksinës kundër hepatitit B, nëse është e mundur.
- Dërgojeni në shërbimeve psikosociale dhe mbrojtëse që janë në dispozicion.
- Caktoni një vizitë pasuese dhe jepni një certifikatë mjekësore viktimës.
(i mbijetuari). - Nëse është shkaktuar shtatzëni, diskutoni opsionet për ndërprerjen e shtatzënisë.
(Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, Gazeta Zyrtare
e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 101/2019 e rregullon ndërprerjen e shtatzënisë
te të miturit, si dhe rrethanën kur shtatzënia ka ndodhur si pasojë e përdhunimit)
А. Parandalimi dhe trajtimi i IST-së te fëmijët
OBSH-ja rekomandon trajtim për IST te fëmijët dhe adoleshentët (mund të përdoret edhe
për trajtim të supozuar).
IST | Pesha os mosha | Trajtimi |
Gonorreja | <45 kg | ceftriaxone 125 mg intramuskulare, një dozë e vetme |
Gonorreja | <45 kg | Trajtoni sipas protokollit të të rriturve |
Хламидија | <45 kg | azithromycin 20 mg/kg në mënyrë orale, një dozë e vetme |
Klamidija | >12 vjet | Trajtoni sipas protokollit të të rriturve |
Klamidija | <45 kg por edhe <12 vjet | erythromycin 500 mg në mënyrë orale, 4 herë në ditë për 7 ditë |
Sifiliz | *benzathine penicillin 50 000 IU/kg IM | |
Pacientë me sifiliz alergjik në | >12 vjet | erythromycin 50 mg/kg peshë trupore në ditë, në mënyrë |
Trihomonijazë | >12 vjet | metronidazol 5 mg/kg peshë trupore në mënyrë orale, 3 |
Trihomonijazë | >12 vjet | Trajtoni sipas protokollit të të rriturve |
- benzathine benzylpenicillinmund të hiqet nëse regjimi i supozuar i trajtimit përfshin azithromycin, i cili është efektive kundër inkubacionit të sifilizit, përveç nëse është e vërtetuar rezistenca.
B. Profilaksia pas ekspozimit (PEP) në infeksionin HIV
Duhet të fillohet brenda 72 orëve pas përdhunimit.
Pesha ose mosha | Trajtimi | Përshkruani | Furnizimi për 28 |
<12 vjet | Zidovudine (ZDV/ AZT) сируп* 10 mg/ml | 7,5 ml 2 herë në ditë plus | = 420 ml (i.e. 5 shishe 100 ml, ose 3 shishe 200 ml) shishe 100 ml ose 1 shishe 200 ml) |
10 -15 кг | Zidovudine (ZDV/ | 1 kapsulë 3 herë | 90 kapsula |
20-39 кг | Zidovudine (ZDV/ | 2 kapsula 3 herë | 120 kapsula |
*Hidhni shishen e shurupit 15 ditë pas hapjes.
C. Kontracepsioni urgjent (KU)
Shënim: Është e mundur që vajzat të kenë ovulacion përpara menstruacioneve të tyre të para
(menarke). Edhe atyre, ashtu si vajzave me menstruacione, duhet t’u jepet kontracepsioni
urgjent. Shihni protokollin KU për të rriturit.
Përshtatur nga Post-Rape Care for Adults and Children Pocket Guide, sipas PATH nga rekomandimi (OBSH, UNHCR) në Menaxhimin klinik të të mbijetuarve të përdhunimit.
Qendrat për viktimat e dhunimit gjenden në I SHP KU Gjinekologji dhe akusheri – Shkup, Spitali i përgjithshëm – Kumanovë dhe Spitali klinik – Tetovë
Kjo broshurë është përpiluar me mbështetjen e UNFPA-së, Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë.